LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Buxheti i 2023-së po e dëmton politikisht pjesën më të madhe të komunave

Tahiri: Buxheti i 2023-së po e dëmton politikisht pjesën më të madhe të komunave

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka thënë se Buxheti i 2023-së po i dëmton politikisht një pjesë të madhe të komunave.

Tahiri në një konferencë për medie theksoi se është shumë me rëndësi që të procedohet në Kuvend edhe Projektligji i Pagave, shkruan Telegrafi.

“Për Grupin Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka rëndësi Ligji për Buxhetin. Buxhet që në esencë është duke e dëmtuar politikisht një pjesë të madhe të komunave”, tha Tahiri.


“Është shumë me interes edhe Ligji i Pagave dhe ligjet vitale të vijnë në Kuvend, e të mos jemi peng i politikës”, ka përfunduar ai.

Në fund të muajit tetor, Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Buxhetin e vitit 2023, i cili pritet të jetë 3 miliardë e 212 milionë euro.

Një miliardë e 98 milionë euro janë ndarë për Subvencione e Transfere, 811 milionë në Shpenzime Kapitale, 745 milionë të tjera në kategorinë Paga dhe Mëditje dhe 493 milionë euro në Mallra dhe Shërbime. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Kalo në kategori