Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë para mediave se janë të shqetësuar me tendencën për kapjen dhe shkarkimet e institucioneve të pavarura, transmeton Telegrafi.

“AAK është e shqetësuar me tendencë për kapjen dhe shkarkimet të institucioneve të pavarura, kërkesa ime në Kryesi është që çfarë do shkarkimi apo penalizmi që i bëhet një bordi të caktuar të jetë mbi bazë të një vlerësimi, të një përformance, në një bazë të një vlerësimi që buron nga keqpërdorimet dhe jo mbi baza politike”, deklaroi Tahiri.

Gjatë konferencës për media, Tahiri pohoi se institucionet e pavarura duhet te jenë të pavarura dhe ’i raportojnë vetëm Kuvendit, dhe assesi të partive politike,në veçanti Qeverisë që tani e ka shumicën. /Telegrafi/