LAJMI I FUNDIT:

Tabloidi britanik Daily Mail ‘çmonton’ Edi Ramën për emigrantët: Korrupsion kudo, kostoja e jetesës në qiell

Tabloidi britanik Daily Mail ‘çmonton’ Edi Ramën për emigrantët: Korrupsion kudo, kostoja e jetesës në qiell

Tabloidi “Daily Mail” i ka kushtuar sërish një artikull shqiptarëve, duke u përfshirë kështu në debatin e madh për eksodin e tyre drejt Britanisë së Madhe.

Gazetari hulumtues Guy Adams, ka udhëtuar drejt vendit tonë, ku tregon detaje se si ikin shqiptarët drejt “tokës së premtuar”.

Prestigjiozja britanike i ka kushtuar një tjetër artikull fenomenit të emigrimit në masë të shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe.

Për të demonstruar këtë rrugëtim sa të shtrenjtë, aq edhe të vështirë për ta, Adams ndalet në një agjenci autobusësh, që arrin të dërgojë shqiptarët me lehtësi deri në vende të caktuara të Evropës, nga ku, e vetmja “detyrë” që i ngelet emigrantëve është që të gjejnë një ndërmjetës, i cili nëpërmjet pagesës, do të mund t’i ofrojë atyre mundësinë e kalimit nëpërmjet mënyrave të ndryshme, drejt Britanisë së Madhe.

E përditshmja britanike ndalet të takojë jo vetëm pronarët e agjencisë në fjalë, por edhe banorë dhe emigrantë, që vijnë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, të cilët presin me çanta në krah nisjen drejt rrugëtimit të tyre sfilitës, por aq shumë të ëndërruar.

Daily Mail në vlerësimin e saj të situatës ekonomike, thekson se punëtori mesatar shqiptar sot ka një pagë prej vetëm 500 euro në muaj, ndërkohë kostoja e jetesës është në qiell.

Çmimet e ushqimeve bazë janë rritur me rreth 20 për qind këtë vit, ndërsa automjetet që bllokojnë rrugët e Tiranës furnizohen me naftë që tani shitet me pakicë për mbi 2 euro për litër.

Duke u përballur me këto të vërteta të vështira, së bashku me korrupsionin endemik që godet pothuajse çdo shtresë të shoqërisë, e përditshmja britanike thekson se nuk është e çuditshme që shumë nga të rinjtë ambiciozë të vendit duan të kërkojnë një jetë më të mirë jashtë vendit.

Gazetari britanik Guy Adams në reportazhin flet dhe për një marrëveshje mes kryeministrit shqiptar dhe ish-kryeministrit britanik Tony Blair, i cili pas dorëzimit të mandatit do të pajtohej nga Edi Rama si rolin e këshilltarit.

Adams thotë se Rama, bëri lajme në Britani të Madhe këtë javë pasi nisi një sulm të hapur ndaj përdorimit të fjalës “pushtim” nga Suella Braverman për të përshkruar migrimin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar.

“Tony Bler dikur e këshilloi atë [Edi Ramën] dhe Cherie Blair ka bërë punë ligjore të paguar mirë për qeverinë e tij. Alastair Campbell ka punuar si këshilltar i tij për propagandë dhe madje i ka kushtuar një kapitull Ramës në librin e tij ‘Fituesit dhe si ia dalin’. Disa dyshojnë për dorën e Campbell në sulmet e fundit të Ramës ndaj sekretares së Brendshme konservatore. Ndonëse kjo mund të jetë një shtrirje, rrënjët e krizës aktuale të emigrantëve shkojnë shumë pas te ndihma që Blair dhe Campbell i dhanë Shqipërisë kur ajo bëri fushatë për t’u bërë një ‘kandidat zyrtar’ për anëtarësim në BE”, thekson Daily Mail.

Në përfundim të reportazhit, aty thekson se Qeveria e Britanisë së Madhe po planifikon të hapë një rrugë të shpejtë për të dëbuar emigrantët shqiptarë brenda disa ditësh nga mbërritja e tyre. /Ora News/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori