Nga: Paola Klug
Përktheu: Bajram Karabolli
Thoshte e ndjera gjyshe se, kur një grua ndihet e trishtuar, më e mira që duhet të bëjë është të nisë e të thurë flokët gërshetë: kësisoj dhimbja do të mbërthehej e do të mbetej në flokë dhe nuk do të arrinte dot në pjesët e tjera të trupit; duhet pasur shumë kujdes që trishtimi të mos futet në sy, sepse do të sillte shi, po ashtu nuk duhet lënë të hyjë në buzë, sepse do ta detyronte femrën të thoshte gjëra që nuk do të ishin të mira; as në duar nuk duhet të futet trishtimi – më thoshte gjyshja – sepse mund ta djegësh kafen apo mund të të mbetet buka e papjekur: ngaqë trishtimit i pëlqen shija e hidhur. Nëse ndihesh e trishtuar, bija ime, thur flokët gërshetë; mblidhe e bëje lëmsh dhimbjen dhe lëshoje të iki, kur era e veriut fryn e godet gjithë shkulme.
Floku ynë është si një rrjet i aftë që kapë gjithçka, është i fortë si rrënjët e lisit dhe i butë si shkuma e qumështit.
Bija ime, që melankolia mos të të kapë në befasi, apo nëse, për çfarëdo lloj mungese, e ke zemrën copë ose eshtrat të ftohta, mos i lër flokët të lëshuar, se të futet në to e pastaj rrjedh si ujëvarë nëpër kanalet që hëna ka bërë në trupin tënd. Thure gërshetë trishtimin tënd, thoshte e mira gjyshe, gjithmonë thure gërshetë trishtimin …
Dhe të nesërmen, kur të zgjohesh nga kënga e bilbilit, do ta gjesh trishtimin të pajetë e të tretur në vegjën e flokëve të tu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Princi i zi i politikës: 50 thënie të Makiavelit
Dokument i rrallë për pushtimin e Krujës dhe rënien e Shkodrës

Kur frikohesh prej lepurit

Thënie të Gëtes: Nuk ka gjë më të frikshme se injoranca në veprim!

JO FORT E LEHTË ...
Ka diçka që nuk duhet ta çosh dëm nga jeta ... është vetë jeta!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë