LAJMI I FUNDIT:

A do ta ngadalësojë përparimin e ushtrisë ruse paketa e madhe amerikane me ndihma ushtarake?

A do ta ngadalësojë përparimin e ushtrisë ruse paketa e madhe amerikane me ndihma ushtarake?

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka shprehur mirënjohjen e tij për miratimin e paketës 61 miliardë dollarëshe ndihmë ushtarake nga SHBA-ja.

Ndonëse nuk është e pazakontë që e ardhmja e një vendi të vendoset nga politikanët, e jashtëzakonshme është që ekzistenca e një kombi të varet nga një votim 8,000 kilometra larg.

E për Ukrainën, pritja gjashtëmujore për këtë paketë ushtarake ka qenë e kushtueshme, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.


Kjo pasi pakësimi i municioneve i ka kushtuar jetë dhe territor, situatë kjo e cila thuhet të ndryshojë pas dërgimit të armatimit amerikan.

“Faleminderit, Amerikë!”: Reagon Zelensky, pasi Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së miraton “paketën e madhe” për Ukrainën
Lexo po ashtu “Faleminderit, Amerikë!”: Reagon Zelensky, pasi Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së miraton “paketën e madhe” për Ukrainën

Siç raportohet, paketa ka të ngjarë të përfshijë sisteme të mbrojtjes ajrore, raketa me rreze të mesme dhe të gjata si dhe predha artilerie.

Kur këto ndihma të arrijnë, Ukraina potencialisht mund të sfidojë epërsinë ruse, të prishë linjat e tyre të furnizimit dhe të ngadalësojë avancimin e ushtrisë së Rusisë.

Ushtarët ukrainas thonë se këto mjete nuk do të kenë rol kyç në çlirimin e territorit, por do t’i japin vendit një shpresë se kjo mund të ndodhë në të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

Bosnja
Kush është shkarkuar nga qeveria amerikane deri më tani?

Kush është shkarkuar nga qeveria amerikane deri më tani?

Amerika
Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një

Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një "diktator"

Botë
Zelensky tregon disa nga kërkesat që do të shtrojë gjatë takimit me Trump

Zelensky tregon disa nga kërkesat që do të shtrojë gjatë takimit me Trump

Botë
Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori