LAJMI I FUNDIT:

Ta ndihmojmë Unikun e vogël, vuan nga një sëmundje në mushkri (Foto)

Ta ndihmojmë Unikun e vogël, vuan nga një sëmundje në mushkri (Foto)

Unik Statovci, 5 muajsh e gjysmë nga Batllava, komuna e Podujevës është diagnostikuar me një infeksion virusal në mushkri që quhet (Cytomegalovirus interstital pneumonia- CMV).

Tretmanin mjekësor Unikut, ia filluan në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës (QKUK), në repartin e pediatrisë intensive, ku qëndroj 18 ditë, por nuk kishte dhënë rezultat.


Më pas prindërit e tij janë detyruar ta dërgojnë në spitalin Tirsova të Beogradit ku gjendet tash e 10 javë.

Babai i tij, Valmir Statovci përmes rrjetit social Facebook ka treguar se terapia e cila po i jepet në spitalin e Beogradit nuk po i jep rezultatet e pritshme nga mjekët.

Për shkak të kostove të larta financiar në këtë spital, Statovci ka kërkuar ndihmë financiare nga qytetarët e vendit.

“Mjekimi i tij filloj njëherë në QKUK-intensivë të pediatrisë në Prishtinë, ku qëndroj 18 ditë, por pa rezultat. Jemi detyruar të marrim rrugë jashtë vendit, pasi që ishin procedurat e gjata për ta dërguar diku në Evropë, u detyruam ta dërgojmë në spitalin Tirsova të Beogradit, ku gjendet tash e 10 javë. Ende është në stacionin intensivë , ku është diagnostifikuar me një infeksion virusal në mushkri që quhet (Cytomegalovirus interstital pneumonia- CMV), pasi diagnoza i është vonuar deri sa e kanë zbuluar. Tash edhe terapia nuk i ka dhanë rezultatet e pritshme nga mjekët, por është në përmirësim e sipër mirëpo me hapa shumë të ngadalshëm. Deri tash, bashkë me ndihmën e familjarëve, miqve e dashamirëve ja kemi dal disi t’i mbulojmë kostot e spitalit dhe mjekimit të Unikut (mesatarja e qëndrimit për një natë në stacionin intensivë të spitalit të fëmijëve Tirsova në Beograd është 300€), por mbasi mjekimi deri tash zgjati 2 muaj e gjysmë dhe fatkeqësisht nuk e dimë se edhe sa do të zgjas, jemi detyruar të kërkojmë ndihmë tek i gjithë populli. Ju lusim që sado që t ‘keni mundësi të na ndihmoni që ta shërojmë Unikun e vogël sepse kemi nevojë për përkrahje financiare dhe lutjet e juaja”, ka shkruar ai.

Të gjithë ata që kanë mundësi financiare ta ndihmojnë Unikun e vogël, kjo është xhirollogaria bankare e babait të tij, Valmir Statovci:  BKT numri i xhirollogarisë : 1901573890321122 Iban : XK051901573890321122  SËIFT CODE: NCBAXKPR. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori