Ëmbëlsirë e shëndetshme dhe e parezistueshme, e cila përgatitet shumë lehtë! Përbërësit:- 200 g oriz (të larë dhe të kulluar);- 2 lugë sheqer;- sheqer vaniljeje;- 250 ml qumësht sipas dëshirës (qumësht bimor apo qumësht lope);- banane të pjekura (shtypni me pirun),- 50 g çokollatë të zezë,- kanellë (sipas dëshirës).Përgatitja:

Hidhni ujë dhe sheqer në një enë me fund të trashë, dhe kur sheqeri të shkrihet, shtoni orizin.


Vazhdoni gatimin në një temperaturë mesatare, duke e përzier herë pas here, derisa orizi të zihet.

Kur orizi të zbutet, shtoni gradualisht qumësht. Sapo sytliaçi të trashet, hiqeni nga zjarri dhe përzieni bananet dhe çokollatën e shkrirë.

Përzieni me një lugë ushqimi në mënyrë që masa të jetë e barabartë.

Nëse është e nevojshme, shtoni edhe pak sheqer.

Shërbejeni të nxehtë ose të ftohtë, në enë qelqi.

Dekoroni me kanellë.

Shijojeni, - transmeton Telegrafi.