Ish-koloneli i Policisë së Kosovës, Rrahman Sylejmani, ka komentuar situatën e sigurisë në veri të vendit pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit, në Zubin Potok.
Sylejmani tha se pas sulmit terrorist të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë situata është përkeqësuar ndjeshëm, duke u karakterizuar nga incidente të rënda të vazhdueshme, përfshirë shpërthime dhe sulme të mirë organizuara nga grupe të vogla kriminale.
“Tjetër situatë ka qenë para rastit të Banjskës me incidente më të vogla, por pas rastit të Banjskës është në vazhdim një situatë e cila në mënyrë permanente paraqet rrezikshmëri me ndodhi të rasteve, sikurse rasti i shpërthimit. Nuk ka javë që nuk ka ndonjë incidente të natyrës së rëndë me shpërthime apo përmes formave të ndryshme. Për mua është konstant një terren, i cili kohë pas kohe, pas rastit të Banjës, edhe vetë situata dhe të involvuarit në atë rast e kanë ndërruar mënyrën e veprimet. Me grupe të vogla, godasin”, ka thënë Sylejmani në FIVE të Dukagjinit.
Ai paralajmëroi se këto grupe veprojnë me precizitet, duke goditur pikat më të dobëta të infrastrukturës – siç ishte rasti me sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit.
“Sikur që ka ndodh aty apo diku tjetër që ka ndodhë, apo zjarrvënie nuk kërkojnë shumë kohë. Pasi paraprakisht përgatitet mjeti i improvizuar apo i gatshëm dhe vendoset 10 minuta që i duhet.
Ata kanë instruksione nga ata që kanë marrë në ndërtimin e asaj par shumë vjetëve. Dhe i kanë pasur në dispozicion të gjitha të dhënat dhe e kanë goditur aty ku janë pikat më të dobëta, në atë nivelin mbitokësor”, ka shtuar Sylejmani.
Ndërkohë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Jovan Viqentijeviq, i dyshuar për përfshirjen në sulmin e 29 nëntorit në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë, Zubin Potok. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë