LAJMI I FUNDIT:

Syla: Thaçi, lider i shtigjeve të afatgjata

Syla: Thaçi, lider i shtigjeve të afatgjata

Ismail Syla, këshilltari dhe miku i presidentit Hashim Thaçi, ka treguar kohën më të mirë politike të Hashim Thaçit si dhe e ka përshkruan atë si liderë të kualitetit të lartë.

“Koha me mirë politike e Thaçit ka qenë ajo në vitin 2007 kur ai ka fituar zgjedhjet, pasi ka qëndruar për 7 vite në opozitë.Pas kësaj fitoreje atij i është hapur rruga që të jetë kryeministri i Pavarësisë dhe më pas ka fituar edhe dy herë zgjedhjet”, tha Syla në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova.


Syla për shefin dhe mikun e tij ka thënë se ai është një lider i kualitetit të lartë.

“Thaçi është një lider i kualitetit të lartë. Nuk është ëndërr e Thaçit që ai të bëhet ministër, kryeministër ose president. Ëndërr e tij është Kosova të integrohet në NATO dhe BE”.

Syla më tej ka treguar se çfarë kulture Thaçi i ka sjellë politikës kosovare.

“Në vitin 2000 ai e ka pranuar rezultatin zgjedhor, Thaçi ndonëse ka qenë lider i një partie i ka lëshuar rrugë Bajram Rexhepit që të bëhet kryeministër, ai ka bërë edhe koalicion me LDK-në”.

Syla ka thënë se gjëja kryesore e personalitetit të Thaçi është se ai i ka hyrë politikës për shtigje afatgjata.

“Ai me lidershipin e tij ka arritur t’i realizojë qëllimet e veta, parapa Thaçit qëndrojnë ngjarjet politike. Nuk mund të përsëritet Rambujeja, nuk mund të përsëritet shpallja e Pavarësisë, nuk mund të përsëriten të gjithë këto ngjarje”.

Syla duke iu referuar opozitës ka thënë se zgjedhjet nuk fitohen me gaz lotsjellës.

Ndërsa tha se ceremonia e sotme i ka dhënë një fytyrë europiane Kosovës, pa treguar se sa para janë shpenzuar për përgatitjen e ceremonisë së inaugurimit të Thaçit.

“Një ceremoni e tillë i bën mirë Kosovës, sot ka dal një fotografi e mirë nga Kosova”.

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori