LAJMI I FUNDIT:

Syla: Prokurorët e Speciales më kanë intervistuar për 18 orë

Syla: Prokurorët e Speciales më kanë intervistuar për 18 orë

Safet Syla është koloneli i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i cili për dy ditë rresht është marr në pyetje nga prokurorët e Gjykatës Speciale.

Ai në një rrëfim për KosovaPress tregon se intervistimi i tij ka zgjatur gjithsej 18 orë dhe është pyetur për të gjithë veprimtarinë e tij sa ishte në radhët e UÇK-së.

Ai thotë se është marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarit dhe se nuk ka pasur ftesë por vetëm është kontaktuar nëpërmjet telefonit.

“Ftesë nuk kam pasur në formë të shkruar, ashtu siç duhet të ishte. Kam pasur telefonatë, përmes telefonit më kanë paralajmëruar dhe më kanë treguar që në ora nëntë ne do të vijmë tek zyra të marrim. Kështu edhe kanë ndodhur kanë ardhur më kanë marr tek zyrat këtu dy ditë radhazi. Dy ditë prej orës  nëntë deri në ora 18:00 jam intervistuar në ‘cilësinë e dëshmitarit në fazën fillestare të hetimeve’ ashtu më kanë thënë…Më kanë thirr dy -tri ditë më herët dhe përditë më kanë marr në kontakt se a jam i gatshëm,  a jam aty, apo nuk jam, a jam në Kosovë…Kanë ardhur hetuesit e Gjykatës Speciale normal me makina të EULEX-it”, tregon Syla.

Syla ka shtuar se para fillimit të  intervistimit është paralajmëruar se cilësia e një dëshmitari varësisht nga vendimi që merr Gjykata  ndaj tij edhe mund të ngritet aktakuzë.

Duke thënë se është pyetur vetëm për periudhën e luftës, Syla nuk e përjashton mundësinë që mund të intervistohen të gjithë komandantët,  por edhe ushtarë të UÇK-së.

“Konkretisht i gjithë procesi i marrjes në pyetje apo të intervistimit ka ndodhur për mua, të gjitha shërbimet, për të gjitha detyrat, për të gjithë aktivitetin dhe angazhimin tim prej ditës së parë në UÇK deri me transformimin e UÇK-së- në TMK, gjithçka prej fillimit deri më 20 shtator 1999. Normal që gjatë lëvizjes gjatë angazhimeve tona, gjatë shërbimit në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kemi pasur takime me kolegët, me bashkëluftëtarë dhe janë lakuar edhe disa emra që nuk mund të mohohen që nuk kam qenë me ta…Të gjithë ata që kanë qenë me mua këtu nuk ka ndonjë dallim prej ushtarit më të thjeshtë deri tek komandanti më i lartë të gjithë mund të merren në intervistë dhe të gjithë mund të jenë pjesë e këtij procesi hetimor, kështu që ka pasur emra edhe prej ushtarëve, ka pasur emra edhe prej komandantëve”, u shpreh ai.

Ish pjesëtari i UÇK-së thotë se edhe në vitin 2011 është intervistuar nga prokurori Salustro, lidhur me rastin “Kleçka” ku ishte akuzuar  Fatmir Limaj.

Safet Syla bën apel që të  gjithë ata që ftohen duhet të paraqiten dhe të mbrojnë luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ne nuk mund të dorëzohemi para tyre mendoj që duhet të ballafaqohemi, ta mbrojmë dhe ta paraqesim dhe ta mbrojmë luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , le ta gjen çfarëdo gjykate që Ushtria Çlirimtare së paku një fëmijë serb e ka vrarë një unë jam i gatshëm jetën me e dhënë“,  thotë Syla.

Ai beson në luftën e pastër çlirimtare  dhe thotë se nuk e ka parë të arsyeshme të frikësohet dhe të mos ballafaqohet me prokurorët e Speciales.

“Të gjitha luftërat që i kemi bërë ne kanë qenë luftëra çlirimtare, lufta për mbrojtjen e  popullatës tonë, për mbrojtjen e shtëpive tona dhe trojeve tona dhe sot formohet kjo Gjykatë e cila merret po supozojmë me krimet e mundshme të bëra nga vetëm një palë, nga kush, nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Unë besoj shumë në drejtësinë tonë, besoj shumë në luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nuk e kam parë të arsyeshme të frikësohem të ballafaqohem me ta, atëherë e kemi pasur shumë më rëndë në vitin 98-99, tash e kemi shumë më lehtë“, tha  Syla.

Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Prokurorisë që funksionojnë në kuadër të Gjykatës Speciale për krimet e luftës që pretendohet se janë kryer nga pjesëtarët e UÇK-së  deri më tani u janë dërguar ftesa edhe pesë pjesëtarëve të UÇK-së.

Ftesa u janë dërguar ish komandantit të Zonës Operative të Llapit Rrustem Mustafa, ish komandanti i Zonës së Drenicës Sami Lushtaku, Nazif Mehmeti po ashtu nga Zona e Llapit  dhe Ramiz Shala i njohur me nofkën “Molla e Kuqe”, i cili ka refuzuar t’i përgjigjet kësaj ftese.

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori