LAJMI I FUNDIT:

Syla: Prodhimi në Trepçë nuk mundëson sigurimin e pagave (Video)

Syla: Prodhimi në Trepçë nuk mundëson sigurimin e pagave (Video)
Foto: Ilustrim

Kryesuesi i Bordit të Trepçës, Ardian Syla, në një intervistë për emisionin “EKONOMI” në Telegrafi.com ka thënë se gjendja e prodhimit në kombinatin Trepça nuk është e mirë.

Sipas tij, viteve të fundit ka rënie të prodhimit dhe për këtë nuk mund të sigurohen as pagat e punëtorëve.


“Prodhimi ndryshon nga muaji në muaj. Nuk kemi prodhim të kënaqshëm. Kemi pensionim të punëtorëve dhe ka 4-5 vite që nuk është bërë ndonjë punësim i ri, siç e dimë kushtet në miniera nuk është e volitshme për punëtorët në moshë. Nuk ka investime të re në teknologji dhe ka mungesë të nxjerrjes së xeheve”, tha Ardian Syla.

Syla: Statuti i ri e bashkon Trepçën (Video)
Lexo po ashtu Syla: Statuti i ri e bashkon Trepçën (Video)

Ai ka shtuar se kjo ndërmarrje ka vështirësi në sigurimin e pagave.

“Viteve të fundit ka rënie të prodhimit në Trepçë që nuk po mundet t’i nxjerrim edhe pagat. Por me s Statutin e ri shteti është aksionar 80 për qind, e besoj se do të ketë zhvillim të Trepçës. Nuk presim brenda muajve që të ketë përmirësime të mëdha, por presim rregullim të gjendjes me kohë”, ka shtuar ai.

Syla në intervistë ka folur edhe për Statusin e ri të Trepçës, për borxhet e ndërmarrjes si dhe për pronat jashtë vendit. /Telegrafi/