LAJMI I FUNDIT:

Syla: Po tentohet të shkruhen libra kundër Drenicës

Syla: Po tentohet të shkruhen libra kundër Drenicës

Ismail Syla, ish-këshilltari i presidentit Hashim Thaçit, ka deklaruar se publicisti Veton Surroi, me librin e tij “Këmbët e Gjarprit”, ka tentuar të shkruajë kundër Drenicës.

I ftuar në emisionin “Debat Plus”, Syla ka thënë se libri i Surroit, “është sulmi më brutal dhe më barabar që i është bërë Drenicës ndonjëherë në 70 vjeçarin e fundit”.


“Libri i Veton Surroit, “Këmbët e Gjarprit”, është sulmi më brutal dhe më barabar që i është bërë Drenicës ndonjëherë në 70 vjeçarin e fundit sepse në librin e tij ai arrin që për 3 figura të UÇK-së që janë nga Drenica, fyerjet që ua bënë liderëve të Drenicës i konsideron si qenie subhumane, nën njerëzore”, ka thënë Syla.

Sipas tij, Surroi ka prekur tri figurat kyçe të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi dhe Azem Syla.

“Ai nuk është i pa ditur që Hashim Thaçin ta quaj si një person nga Malisheva, kjo është fyerja më e madhe, fyerja e dytë është biçikleta e Jakup Krasniqit, ndërsa për Azem Sylën e ka një shkrim më të shëmtuar dhe më barbar të mundshëm. Veton Surroi mund të mendojë të asgjësojë këtë trinom në librin e tij, dhe përpiqet që t’i eliminojë dhe të tregojë se në çfarë liderë dhe profile ka rënë fati i Kosovës. Ai Jakup Krasniq, ai Hashim Thaç dhe Azem Syla, për fatin e Kosovës e kanë lëvizur pozitivisht pozicionin e Kosovës 1000 herë më mirë se sa Veton Surroi në librin e tij”.

Sa i përket përplasjes së deputetes nga PDK-ja, Ganimete Musliu dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Kuvend, Syla tha se Musliu nuk e përfaqëson Drenicën.

“Ajo e përfaqëson zërin e një partie politike, di të mbrohet dhe luftojë, ka kthetra politike, ofendimet që i bëhen asaj qëndron kur tentohet të shkruajnë kundër Drenicës”, shtoi ai./RTV Dukagjini/