Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë para disa ditësh se me ardhjen e tij në pushtet, mjekët duhet të zgjedhin nëse do të punojnë në sektorin publik apo privat, pasi që nuk do të lejojë që mjekët të kenë punë të dyfishtë.
Mirëpo, kjo deklaratë e Kurtit po shihet si diskriminuese nga kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla.
Syla në një deklaratë të dhënë për Telegrafin, ka thënë se nëse Kurti do ta bëjë këtë atëherë ai duhet ta ndalë punën e dyfishtë edhe të profesorëve, juristëve e të gjithë atyre që mbajnë dy pozita.
“Dihet botërisht se është vendimi i Gjykatës Kushtetuese sa i përket kësaj çështje, dhe është dhënë verdikti përfundimtar sepse me këtë nën dhe këto qëndrime diskriminohet një pjesë e komunitetit. Dhe nëse Kurti vazhdon ta bëjë këtë punë ai duhet të fillojë nga të gjithë dhe jo vetëm nga mjekët, sepse mjekët janë qytetarë të Kosovës dhe janë në mbrojtje të Kushtetutës dhe nuk veçohen nga Kushtetuta. Pra, nëse don me fillu kështu duhet të fillojë me profesorë, me juristë me të gjithë ata që punojnë punën e dyte, pra të përcaktohen që të punojnë vetëm nga një punë”, ka pohuar ai.
Syla ka thënë se Kurti duhet të ndërhyjë edhe në parlament të Kosovës.
“Po ashtu Kurti duhet të ndërhyjë edhe në parlament të Kosovës që parlamentarët tanë të marrin vetëm një pagë, dhe jo të paguhen nga komisionet ku marrin shuma marramendëse dhe askush nuk i akuzon. Deklarata është diskriminuese, pa përmendur pasojat që mund të bëhen”, pohoi ai.
Ndër tjera, Syla tha se për të arritur të ndalët puna e dyfishtë e mjekëve duhet të bëhen një sërë ndryshimesh.
Gjithashtu ai tha se mjekët nuk i mbajnë dy puna për shkak të dëshirës.
“Asnjë mjek nuk e bënë këtë për dëshirë por duke qenë vazhdimisht të diskriminuar me pagat, për të cilat partitë politike nuk kanë folur asnjëherë e kanë shtyrë vetën e kanë sakrifikuar vetën të punojnë më shumë”, theksoi ai.
Ndryshe, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se do të bëjë ndryshime të mëdha në sektorin e shëndetësisë. Vetëvendosje pritet që së bashku me LDK-në ta formojnë Qeverinë e ardhshme të Kosovës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nis tërheqja e pakove të para me fletëvotime nga kutitë postare në Shtutgart, Vjenë dhe Podgoricë
Mustafi: Glorifikimi i kriminelëve dhe ndalimi i aktivistëve, fytyra e vërtetë e regjimit serb
Shkolla e Cërnilishtes në gjendje të mjerueshme, prindërit: Fëmijët janë të rrezikuar nga punimet e stërzgjatura ndërtimore
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
Haradinaj: Ndryshimi i administratës në Washington, Kosova nuk ka kohë për të humbur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar