LAJMI I FUNDIT:

Syla i AAK-së: Muhaxheri subvencionoi një serb që është pjesë e strukturave paralele

Syla i AAK-së: Muhaxheri subvencionoi një serb që është pjesë e strukturave paralele

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla, ka reaguar ndaj Komunës së Pejës, për ndihmën që kjo komunë i ka dhënë një serbi, që sipas tij është pjesë e strukturave paralele.

Syla në Facebook ka publikuar një dokument, në të cilën shihet ndihma prej 2.500 eurove ndaj Milosh Dimitrijevic nga fshati i Gorazhdecit në Pejë.

“Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ia paska dhënë 2500 euro nga paratë e qytetarëve Millosh Dimitrijeviq nga Gorozhdeci, që njihet si Kryetar i Strukturave Paralele në Pejë”.


“Serbia po ndihmohet në Kosovë më këso veprime e me njerëz si Gazmend Muhaxheri, a në anën tjetër, varfëria po lulëzon në Pejë. Trup!”, ka shkruar Syla.

Vetë Dimitrijeviq ka mohuar të jetë kryetar i Komunës paralele të Pejës.

Ai thotë se është vetëm përfaqësues legjitim i fshatit Gorazhdec i zgjedhur me vota.

“Unë si qytetar për familjen time kamë të drejtë të kërkojë e të marr sepse jam qytetar i Kosovës. E kam edhe letërnjoftimin e Kosovës. E dyta gjë, unë këtu nuk jam institucion paralel, si më kanë quajtur ata”, tha Dimitrijeviq.

Pas akuzave Dimitrijeviç ka thënë se po ndihet i sulmuar dhe për këtë do të ankohet në të gjitha ambasadat e huaja në Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Hoxhaj: Është e gabuar të barazohet fati i Kosovës me atë të Ukrainës

Hoxhaj: Është e gabuar të barazohet fati i Kosovës me atë të Ukrainës

Lajme
Kalo në kategori