LAJMI I FUNDIT:

Sveçla: Zyrtarët komunalë të zgjedhjeve dhe zyrtarët policorë janë sulmuar me shok bomba dhe të shtëna në ajër

Sveçla: Zyrtarët komunalë të zgjedhjeve dhe zyrtarët policorë janë sulmuar me shok bomba dhe të shtëna në ajër

Ministri i Punëve të Brendshëm të Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla, ka dhënë detaje  për  sulmimin  në Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut që u janë bërë zyreve të KQZ-së.

Ai përmes një shënimi në Facebook ka thënë se zgjedhjet janë e drejtë elementare e secilit qytetar në një vend demokratik.


“Policia e Kosovës pasi ka pranuar kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sot ka asistuar për funksionalizimin e zyreve të Komisioneve Komunale Zgjedhore në Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut, me qëllim të vazhdimit të procesit përgatitor për zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale të 18 dhjetorit”.

“Nga grupe të organizuara me disa individë prej tyre të maskuar, Zyrtarët Komunal të Zgjedhjeve dhe zyrtarët policor janë sulmuar me shok bomba dhe të shtëna në ajër, për të ndaluar ushtrimin e detyrës së tyre zyrtare”.

“Sulme të tilla si ky sot me qëllim të bllokimit të procesit zgjedhor janë të papranueshme. Organizimi i zgjedhjeve është obligim kushtetues ndërsa pjesëmarrja në to është e drejtë e qytetarëve që nuk mund të cënohet nga askush”.

“Policia e Kosovës tashmë ka filluar hetimet për të identifikuar dhe sjellur para drejtësisë të gjithë kriminelët e përfshirë në sulmet e sotme. Policia do të vazhdojë angazhimet sipas mandatit të saj në gjithë Republikën e Kosovës për ofrimin e sigurisë, garantimin e rendit dhe sundimin e ligjit”, ka shkruar tutje Sveçla.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro

Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro

Kronika e Zezë
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Lajme
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori