LAJMI I FUNDIT:

Sveçla me vlerësime maksimale për policinë e prokurorinë pasi u shkatërrua laboratori i drogës në Ferizaj

Sveçla me vlerësime maksimale për policinë e prokurorinë pasi u shkatërrua laboratori i drogës në Ferizaj
Foto: Arkiv

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka përgëzuar policinë dhe prokurorinë për aksionin “Gropa” ku u arrestuan 10 persona dhe u sekuestruan mbi 68 drogë në Ferizaj.

“Edhe një aksion i suksesshëm i Policisë së Kosovës”, ka shkruar ministri Sveçla.

“Ky lloj droge është jashtëzakonisht i rrezikshëm për shëndetin dhe jetën e njeriut”, ka vijuar tutje ministri i Brendshëm.


Aksioni “Gropa” në Ferizaj, arrestohen 10 persona – sekuestrohen 70 kilogramë heroinë
Lexo po ashtu Aksioni “Gropa” në Ferizaj, arrestohen 10 persona – sekuestrohen 70 kilogramë heroinë

“Përgëzime dhe vlerësime maksimale për policinë dhe prokurorinë. Vazhdojmë të përkushtuar maksimalisht në mbrojtje të jetës së qytetarëve tanë”, ka përfunduar Sveçla.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se personat janë ndaluar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Evropë, sipas sondazhit të EUDA-s

Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Evropë, sipas sondazhit të EUDA-s

Lajme
​Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

​Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

Lajme
Kalo në kategori