E plotësuar: Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është larguar tashmë nga ish-objekti i komunës paralele në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës.

I pyetur nga gazetarët e cila ishte arsyeja e kësaj vizite, ministri u përgjigj shkurt “Punë të zakonshme në orar të punës”.


Bashkë me Sveçlën ishte edhe ministri i Adiministrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. /Telegrafi/

------

Sveçla e Krasniqi vizitojnë veriun pas mbylljes së komunës paralele serbe të Skenderajt

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë vizituar ish-objektin e komunës paralele në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës.

Brenda komunës tashmë po qëndrojnë të dy ministrat, e cila tashmë është marrë nën menaxhimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Kujtojmë se dje në veri është mbyllur edhe një komunë paralele e cila fuksionte për Skenderajn.

Në këtë komunë njësitë policore gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar dokumente dhe pajisje të cilat vërtetojnë se në objektet ilegale janë lëshuar dokumente të falsifikuara.

Objekti ku funksiononte kjo komunë ilegale është nën pronësi të Trepçës. /Telegrafi/

462541174 1519549098688580 1551943827196946564 n

462554008 538342942116258 2851112635804219544 n