LAJMI I FUNDIT:

Sveçla: Çdo kërcënim të Serbisë do ta përballojmë me aleatët tanë

Sveçla: Çdo kërcënim të Serbisë do ta përballojmë me aleatët tanë

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, në një intervistë për televizonin publik shqiptar (RTSH), pasi konfirmoi se nuk ka më barrikada në veri të Kosovës, u shpreh se për situatën e krijuar përgjegjësia rëndon mbi Serbinë. 

Sipas tij, shumica e zyrtarëve të lartë serbë kanë qenë zyrtarë të lartë edhe në kohën kur Serbia ishte në Kosovë.


“Ushqejnë lidhjet me Rusinë. Kuptohet dhe Serbia dhe politika e saj në rajon varet nga Rusia. Serbia vijon të ketë raporte ekonomike, politike dhe ushtarake me Rusinë dhe Bjellrusinë. Rusia po përpiqet ta shfrytëzojë në maksimum situatën e krijuar. Influenca në Serbi e Rusisë është shumë e madhe“, theksoi Sveçla.

Sveçla tha se qeveria e Kosovës, por edhe vetë Kosova i ka të qarta qëndrimet e Serbisë në rajon.

“Pozicioni i Kosovës është i qartë. Jemi shtet i pavarur dhe sovran. Njihemi nga shumica e shteteve demokratike. Kemi një zhvillim të kënaqshëm, përkundër zhvillimeve ndërkombëtare. Çfarëdo lloj kërcënimi që të na vijë, ne do ta përballojmë me aleatët tanë. Kemi bashkëpunim me NATO-n. Kemi trupat e KFOR-it. Kosova është e sigurtë ndaj çdo inkursioni serb. Jemi të kujdeshëm, por jo të frikësuar. Po punojmë në planin politik të afirmojmë Kosovën dhe të forcojmë lidhjet me miqtë tanë”, theksoi tutje ai.

Ministri i Brendshëm i Kosovës u shpreh ndër të tjera se është i bindur se Serbia tenton të keqpërdorë shtetasit e Kosovës nga komuniteti serb.

“Nuk ka guxim dhe kapacitete për të sulmuar kosovën. Ka pozicionim legal të NATO-s dhe KFOR-it për mbrojtjen e territorit të Kosovës. Ka vetëm rikonfimim të NATO-s që Serbia nuk tolerohet”, theksoi Sveçla.

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori