LAJMI I FUNDIT:

Sveçla: Arrestimi i Radoiçiqit është një farsë

Sveçla: Arrestimi i Radoiçiqit është një farsë

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, arrestimin e sotëm të Milan Radoiçiqit, e ka cilësuar një veprim simbolik të Serbisë për të dalë nga presioni i fuqive perëndimore.

Sveçla, në një intervistë për median kroate “RTL.hr” tha se Kosova nuk do të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore me Serbinë përderisa sponsorizon terrorizmin.


“Është një lëvizje më simbolike e Serbisë për të dalë nga presioni i fuqive perëndimore. Nëse e dimë që ky është një hap thelbësor dhe lufta kundër krimit, atëherë duhet të arrestohet i gjithë grupi. Po kështu ata duhet t’i dorëzohen drejtësisë së Kosovës dhe të dënohen për atë që kanë bërë në Kosovë”, tha Sveçla për median kroate, transmeton Telegrafi.

I pyetur nëse Radoiçiq [arrestimi i tij] është kurban i Vuçiqit, Sveçla tha se mund të jetë, por nuk do të thotë.

“Unë mendoj se kjo është vetëm një farsë. Aq sa Radojçiq është i afërt me Vuçiqin, edhe Vuçiq është afër Radoiçiqit. Jemi të bindur se në planifikimin, mbështetjen dhe financimin e aksionit terrorist kanë qenë të përfshirë edhe Vuçiq, ministri i Mbrojtjes Vujeviq dhe shefi i Shtabit të Ushtrisë Serbe, Mojsiloviq. Nëse duam drejtësi të plotë, atëherë duhet të gjykohen në gjykatat serbe edhe ata që kanë dorëzuar armër. Ne kemi dëshmi për atëj organizatë terroriste. Të njëjtën gjë duhet ta bëjnë edhe ata që menaxhojnë kampet stërvitore, të cilat janë nën juridiksionin e ushtrisë serbe”, tha Sveçla.

Ndërsa, në pyetjen nëse po qetësohet situata, apo ka rrezik përshkallëzimi, ministri i Pumëve të Brendshme ka thënë se nuk mund të bëjnë analiza gjakftohtë, “sepse kemi të bëjmë me njerëz që nuk I thërrasin arsyes”.

“Që nga vitet ’90, kur kishim raste të hidhura si edhe i gjithë rajoni dhe luftërat e nisura nga Millosheviqi, Vuçiq ishte ministër i Propagandës. Tani shohim të njëjtat skenarë. Nuk mund të llogarisim në arsyeshmërinë e liderëve serbë. Për shkak të veprimeve dinamike të policisë së Kosovës dhe shtimit të numrit të ushtarëve të KFOR-it si dhe presioneve nga fuqitë perëndimore, mund të themi se situata është duke u qetësuar, por nuk llogarisim shumë në këtë”.

Lidhur me zhvillimin e mëtejmë të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, Sveçla thotë se “përderisa Serbia sponsorizon terrorizmin, nuk besoj se do të kemi marrëdhënie të mira fqinjësore”.

“Ajo duhet të distancohet nga veprime të tilla dhe të kaluarës kriminale dhe të gjejmë një gjuhë të përbashkët për të ecur përpara. Pa drejtësi dhe ndryshim të mendimit politik në Beograd, nuk besoj se do të kemi marrëdhënie të mira fqinjësore”.

I pyetur për ekzistimin e kampeve stërvitore serbe afër kufirit me Kosovën, Sveçla tha se “ne e dimë se është edhe një kamp tjetër në Kopaonik ku Serbia po përgatit, siç thonë ata, luftëtarë, në fakt terroristë, që në një moment të caktuar, sipas urdhrave të caktuara, të bëjnë atë që kanë dashur në Banjskë”.

“Gjenerali Mojsiloviq e ka pranuar dje se po trajnojnë ushtrinë rezervë nga qytetarë të Kosovës që janë edhe shtetas të Serbisë. Është e çuditshme dhe e papranueshme për ne që një ushtri e huaj që nuk e njeh Republikën e Kosovës të ushtrojë aftësitë ushtarake të qytetarëve tanë dhe t’i vë nën urdhrat e ushtrisë serbe”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Kosova aktualisht nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së, por çfarë tha kryeministri Kurti lidhur me

Kosova aktualisht nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së, por çfarë tha kryeministri Kurti lidhur me "kërkesat" për Asociacionin?

Lajme
Hoxhaj: Palestina ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, Kosova pa asnjë njohje që katër vjet

Hoxhaj: Palestina ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, Kosova pa asnjë njohje që katër vjet

Lajme
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Politikë
Kalo në kategori