LAJMI I FUNDIT:

Suzuki Jimny vazhdon të ngjajë shumë me Jeep edhe pas katër edicioneve (Foto)

Suzuki Jimny vazhdon të ngjajë shumë me Jeep edhe pas katër edicioneve (Foto)

Vetëm se nuk prodhon më shumë se 100 kuajfuqi

Në momentin që Ushtria Mbretërore Japoneze, gjetën një Jeep të Ushtrisë Amerikane në Vietnam gjatë Luftës së Dytë Botërore, vlerësuan se ishte diçka e veçantë, transmeton Telegrafi.

Makina u dërgua me anije në Japoni dhe iu kërkua kompanisë Toyota, ta punojë një të ngjashme. Toyota nuk është e vetmja kompani që prodhoi makinë të ngjashme, pasi edhe Land Rover Defender dhe Suzuki Jimny, janë pasardhës të origjinalit Willys Jeep.

Por, është interesant se sa dallojnë Toyota Land Cruiser dhe modelet e Land Rover, nga Jeep i tanishëm. Në anën tjetër, është Jimny që vazhdon të mbetet shumë i ngjashëm me Jeep-in origjinal edhe pas katër edicioneve.

Megjithëse është lansuar për herë të parë para 25 viteve, Suzuki Jimny u prezantua në Paris Motor Show 2018, me pamje gati krejtësisht të njëjtë.

Për dallim prej makinave të vogla SUV, vazhdon t’i ketë dy dyer, si dhe transmision manual. Nën kapak e ka motorin me 1.5 litra, që nuk prodhon më shumë se 100 kuajfuqi, si dhe nuk rekomandohet për të gjitha terrenet. /Telegrafi/