LAJMI I FUNDIT:

Suspendohet ofiqari në Skënderaj, që dyshohet se martonte vajzat gjermane me kosovarë

Suspendohet ofiqari në Skënderaj, që dyshohet se martonte vajzat gjermane me kosovarë

Komuna e Skënderajt e ka suspenduar ofiqarin, i cili ditë më parë ishte arrestuar me dyshimin se lidhte martesa të rreme.

Ai dyshohej se këto martesa i lidhte me qëllim të rregullimit të lejeve të qëndrimit për disa persona në Gjermani.


Komuna ka njoftuar se deri në një kohë të pa caktuar, ofiqari Kujtim Bekaj do të marrë 50% të pagës mujore.

“Duke u mbështetur në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, si dhe pas informatës nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion (më datë 25.01.2019), Zyra e Kryetarit të Komunës së Skenderajt ka nxjerr vendim për pezullim nga detyra me pagesë 50% të pagës mujore, për zyrtarin e Gjendjes Civile (K.B.), ndaj të cilit është shqiptuar masa e paraburgimit, nën dyshimin e bazuar se me veprimin e tij ka kryer vepër penale – keqpërdorim i detyrës dhe autoritetit zyrtar”, thuhet në njoftimin e Komunës në ‘Facebook’.

Bekaj me vendim të Gjykatës do të qëndrojë nën masën e paraburgimit për 30 ditë. /Telegrafi/