LAJMI I FUNDIT:

Suspendohet një zyrtar policor në Mitrovicë

Suspendohet një zyrtar policor në Mitrovicë
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka suspenduar të shtunën një zyrtar policor në Mitrovicë të Jugut.

Lajmin e ka bërë të ditur Inspektorati Policor i Kosovës, përmes një komunikate për media.


Në njoftim thuhet se zyrtari policor (i Njësisë së Reagimit të Shpejtë – Drejtoria Rajonale Policore – Mitrovicë e Jugut) është i dyshuar për fotografim apo incizim të paautorizuar.

“Hetuesit kanë ndërmarrë disa veprime hetimore kurse si pjesë e procedurave administrative, krahas hetimit që po zhvillohet zyrtari policor është suspenduar”, thuhet në komunikatë.

IPK-ja ka deklaruar se hetuesit e saj do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të këtij rasti, në konsultim me prokurorin kompetent dhe në përputhje me autorizimet ligjore të Inspektoratit Policor./Telegrafi/