LAJMI I FUNDIT:

Suspendohet një rreshter policor në Prizren, nuk reagoi në mënyrë profesionale me rastin e sulmit ndaj gazetarit

Suspendohet një rreshter policor në Prizren, nuk reagoi në mënyrë profesionale me rastin e sulmit ndaj gazetarit
Foto: Ilustrim

Drejtori i Policisë në Prizren në konsultim dhe me sugjerim të Inspektoratit Policor të Kosovës ka suspenduar për 72 orë një Rreshter Policor pasi nuk kishte reaguar në mënyrë profesionale me rastin e sulmit ndaj ekipit të gazetës Nacionale të protestën e organizuar në Prizren ditën e premte.

Protesta ishte thirrur pas një performance javën e kaluar në kuadër të festivalit DOKUFEST në përkrahje të komunitetit transgjinor, e cila nxiti reagime.

Policia këtë rast e ka cilësuar si rast “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, ku edhe identifikuar një i dyshimtë dhe ishte ndaluar për 48 orë.


“Dje më datë 11.08.2023 në Prizren është organizuar një protest kundër disa performancave në DokuFest, një festival ndërkombëtar tradicional i filmave dokumentar që mbahet në Prizren.Në atë rast nga protestuesit një gazetar është sulmuar dhe është penguar në kryerjen e detyrës së tij”, thuhet në njoftim.

Vendimi për suspendimin e rreshterit është marr pas analizimit të vlerësimit të raporteve si dhe videove nga protesta.

AGK-ja e dënon sulmin fizik ndaj ekipit të Nacionales në Prizren
Lexo po ashtu AGK-ja e dënon sulmin fizik ndaj ekipit të Nacionales në Prizren

“Sot Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren së bashku me Inspektoriatin Policor të Kosovës kanë analizuar veprimet policore të policëve që ishin në vend ngjarje gjatë incidentit. Pas vlerësimit dhe analizimit të të gjitha raporteve si dhe videoregjistrimeve gjatë protestës, Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, pas konsultimit dhe sugjerimit nga IPK, me qëllimi të hetimit të pavarur të këtij rasti, me vendim ka suspenduar për 72 orë një Rreshter Policor nga Stacioni Policor Prizren”, thuhet më tej nga policia.

Në njoftim theksohet se Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Prizren mbetet e përkushtuar për të ofruar ndihmë, rend dhe siguri për të gjithë qytetarët, e veçanërisht për gazetarët me të cilët kanë bashkëpunim të shkëlqyer, të vazhdueshëm dhe profesional. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori