Në një intervistë për emisionin Rubikon në KTV, ai ka thënë se Kosova ka skenë të deformuar politike, të dalë nga krimi i organizuar i zgjedhjes së votës.

“Kemi një konjukturë ekonomike dhe politike që e mbanë këtë pushtet. Kemi edhe një konjukturë ndërkombëtare që i nevojitet një pushtet i tillë”, ka thënë Surroi.


Sipas tij, asociacioni i komunave serbe paraqet status të veçantë karshi rregullimit në pjesën tjetër të Kosovës. Ndërsa, thekson se Serbia do ta njoh Kosovën, qoftë një natë para anëtarësimit në BE, por kjo njohje mund të zgjas edhe 10 vjet. /Telegrafi/