Një banor i Australisë gjeti një piton të madh në banjon e shtëpisë së tij dhe menjëherë telefonoi një “kapës” gjarpërinjsh për ta larguar.

“Sunshine Coast Snake Catchers 24/7” ndau një video që tregon skenën me të cilën u përball personi i kontaktuar kur shkoi në atë shtëpi.


Videoja tregon Wooly-n duke hapur derën e banjës për të gjetur një piton që rrëshqiste nëpër dysheme.

Postimi paraqiti dy shpjegime të mundshme për mënyrën se si gjarpri përfundoi në banjo: ra përmes vrimës së ventilimit ose u fut fshehurazi gjatë ditës dhe u fsheh deri natën.

Gjarpri u hoq në mënyrë të sigurt nga shtëpia dhe u zhvendos në një zonë më të përshtatshme. /Telegrafi/