LAJMI I FUNDIT:

Supremja vendos sërish masë të përkohshme për lejet e hidrocentraleve në Deçan

Supremja vendos sërish masë të përkohshme për lejet e hidrocentraleve në Deçan

Gjykata Supreme e Kosovës sërish ka vendosur masë të përkohshme për lejet dhe licencat për ndërtimin e hidrocentraleve në Deçan.

Lajmin e ka bërë të ditur Organizata Joqeveritare për Mbrojtjen e Mjedisit “Pishtarët”.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e tyre, në nëntor të vitit 2022 Gjykata Kushtetuese e ka hequr masën e përkohshme për operimet e hidrocentralet në Deçan dhe e ka kthyer këtë çështje në rivendosje të Gjykata Supreme.


“Jemi njoftuar se Gjykata Supreme në vendimin e ri e kthen prapë masën e përkohshme, duke argumentuar se në të kundërtën, operimi i hidrocentraleve mund t’i shkaktojë dëme të pariparueshme interesit publik dhe qytetarëve të Deçanit”, thuhet në njoftimin e organizatës në Facebook.

Sipas tyre, ky vendim është shumë i rëndësishëm për themelet e demokracisë dhe të drejtat e qytetarëve në mbrojtje të interesit publik “përballë akterëve të fuqishëm si Kelkosi”.

“Për më tepër, shpresojmë se ky vendim do të shtyjë Kelkosin dhe zinxhirin e institucioneve të Kosovës, që nga Komuna e Deçanit, Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, Zyra e Rregullatorit të Energjisë, dhe deri te Zyra e Kryeministrit që tash e tutje të veprojnë me transparencë dhe të i respektojnë të drejtat e qytetarëve të Deçanit dhe shoqërisë civile në mbrojtje të mjedisit. Lumbardhi është i popullit dhe askush nuk ka të drejtë të bëjë pazare pas dyerve të mbyllura me ujin dhe jetesën tonë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Kalo në kategori