LAJMI I FUNDIT:

“Supermeni” jashtë veturës në lëvizje – çmenduria që po e praktikojnë të rinjtë (Video)

“Supermeni” jashtë veturës në lëvizje – çmenduria që po e praktikojnë të rinjtë (Video)

Një tjetër sfidë e rrezikshme është duke u praktikuar në mesin e të rinjve.

Me pjesën e sipërme të trupit, ata po dalin jashtë veturave duke e imituar lëvizjet e “Supermenit”, transmeton Telegrafi.

Me njërën dorë të ngritur sipër, ata po imitojnë fluturimin që bën “Njeriu i Hekurt” në filmat e tij, e më pas lakohen anash kinse për t’u larguar.

Policia në Britani të Madhe ka ngritur hetime për këta të rinj, që dyshohet se janë nga Liverpuli. /Telegrafi/