Për të  gjithë të apasionuarit pas ahengjeve të shfrenuara, superjahti i ri 110 metra i gjatë është vendi i përkryer për të kaluar vikendet.

Kompania e dizajnit Expleo Design nga Rumania ka prezantuar jahtin Elyon, brenda të cilit ka të veçantë për vallëzim, kazino dhe hapësira të mjaftueshme për lojëra tjera, transmeton Telegrafi.


1 124

Jahti posedon pishinë të mbyllur dhe të hapur, xhakuzi dhe lukse tjera. Në pjesën e përparme gjendet pista e helikopterit (helipad), kurse nën këtë pistë është dizajnuar hapësira e veçantë për vallëzim dhe pishina e mbyllur.

2 68

Ajo është aq e madhe sa që mund të akomodoj 30 mysafirë, ndërsa shpejtësia maksimale e saj është 30 kilometra në orë.

3 40

Kompania Expleo Design është duke kërkuar klientë, që jahtin Elyon që këtë koncept mund ta shndërroi në prodhim seri.

4 40

Çmimi dhe detajet tjera për këtë superjaht nuk janë bërë të ditura, për faktin se është në fazën e konceptit. /Telegrafi/

5 36

6 28