LAJMI I FUNDIT:

Superjahti “007” fundoset pak metra nga plazhi grek pasi ‘u rrëzua’ – përpara se shpëtimtarët të hidheshin për të shpëtuar pasagjerët

Superjahti “007” fundoset pak metra nga plazhi grek pasi ‘u rrëzua’ – përpara se shpëtimtarët të hidheshin për të shpëtuar pasagjerët

Një superjaht rreth 50 metra i gjatë, i quajtur “007” është fundosur pak metra larg një plazhi grek.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, anija, e cila mendohet të jetë në pronësi të një biznesmeni zviceran, por që lundronte nën një flamur britanik, u rrëzua pasi u përplas me shkëmbinj vetëm 15 metra larg gjirit piktoresk Kolona në ishullin Kythnos.


GPS-i i varkës dyshohet se nuk ka funksionuar dhe e çoi varkën drejt bregut.

Rojet bregdetare iu përgjigjën thirrjeve dhe pesë pasagjerët në bord u shpëtuan shpejt pasi ajo filloi të fundosej të premten në mbrëmje.

Deri të shtunën, jahti ishte pothuajse plotësisht i zhytur.

Jahti mund të strehojë deri në 10 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit në bord.

Një hetim për mbytjen po vijon nga Roja Bregdetare.

Ai thuhet të jetë jahti i tretë më i madh i ndërtuar nga Aegean dhe është shitur për herë të fundit në vitin 2012, sipas Superyacht Times. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Kalo në kategori