LAJMI I FUNDIT:

Super-veturat e ekspozuara në 15 katet e ndërtesës (Video)

Super-veturat e ekspozuara në 15 katet e ndërtesës (Video)

Autobahn Motors që merret me shitjen e veturave, e ka ndërtuar në ndërtesë prej 15 katesh në Singapor, në të cilën ekspozon super-makinat.

Filmimi i postuar më poshtë, i tregon 60 vetura të ndryshme të vendosura të vendosura në lartësi, me një sistem të ngjashëm me ashensorin, transmeton Telegrafi.


“Nuk janë lodra dhe ky nuk është qytet miniaturë”, thuhet lidhur me rastin, sepse në fillim duket se gjithçka është një improvizim.

Në këtë formë, po bëhen përpjekje që të shfrytëzohet lartësia dhe të mos humbet hapësira për të ndërtuar vende për ekspozimin e tyre.

Sipas të njëjtit sistem, sugjerohet të bëhen edhe parkingjet sepse do të ishin më praktike dhe ekonomike. /Telegrafi/