LAJMI I FUNDIT:

‘The Super Mario Bros Movie’ arrin në Cineplexx me eventin Dita e Familjes më 9 prill me super-shpërblime dhe aktivitete për fëmijë

‘The Super Mario Bros Movie’ arrin në Cineplexx me eventin Dita e Familjes më 9 prill me super-shpërblime dhe aktivitete për fëmijë

Fenomeni botëror falë popullaritet të video lojërave Mario Kart dhe Super Mario Bros tani arrin në ekranin e madh të Cineplexx me adaptimin e tij në film, The Super Mario Bros. Movie.

Fenomeni botëror falë popullaritet të video lojërave Mario Kart dhe Super Mario Bros tani arrin në ekranin e madh të Cineplexx me adaptimin e tij në film, The Super Mario Bros. Movie. The Super Mario Bros. Movie, njëri nga animacionet e shumëpritur të këtij viti i cili risjell nostalgji për shumë persona, po arrin në Cineplexx këtë të diel me 9 prill me eventin Dita e Familjes. Ky event do të mbahet në të dy kinematë, në Prishtinë dhe në Prizren, duke filluar nga ora 11:30 ku përveç super-shpërblimeve do të ketë aktivitete me face painting dhe balloon artist falas.


Bazuar në botën e lojërave Mario të Nintendo-s, filmi fton publikun në një univers të ri dhe emocionues, me plot aksion dhe komedi. Sa i përket ngjarjes së filmit, gjatë udhëtimit të tyre, vëllezërit Mario dhe Luigi ndahen aksidentalisht ku Mario zbret në Mbretërinë e Kërpudhave dhe Luigi në ishullin lundrues të banuar nga Bowser i ligë. Me ndihmën e Princeshës Peach, Mario bëhet gati të përballet me Bowser-in e gjithëfuqishëm për të shpëtuar vëllain e tij dhe për të ndaluar Bowser për të pushtuar botën. Aktorët kryesor mbrapa zërave janë Chris Pratt, Anya Taylor-Joy dhe Jack Black.

Gjatë eventit që do ta organizojë Cineplexx do të dhurohen shpërblime të ndryshme në të dy kinematë.

Në kinemanë në Prishtinë do të dhurohen:

6x Gift Cards për spa për 4 anëtarë të familjes në Four Points by Sheraton Prishtina City nga Marigona Hill

3 lodra të Super Mario nga The Entertainer

3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Okaidi

5x Gift Cards në vlerë prej 10€ nga Playland.

Ndërsa në kinemanë në Prizren do të dhurohen:

3 lodra të Super Mario nga The Entertainer

5x Gift Cards nga Area 52 Trampoline Park

Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx Kosovo ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit apo direkt në kinema prej orës 12:00.

View this post on Instagram

A post shared by Cineplexx Kosovo (@cineplexx_kosovo)

Artikull i sponzorizuar

Në trend Magazina

Më shumë
Tiri, Gjesti dhe Ola zbulojnë cigaret e fshehura nga Vserlo

Tiri, Gjesti dhe Ola zbulojnë cigaret e fshehura nga Vserlo

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Pasi gjeti cigaret e fshehura nga Vserlo, Gjesti “i zhduk” ato në një vend sekret

Pasi gjeti cigaret e fshehura nga Vserlo, Gjesti “i zhduk” ato në një vend sekret

Magazina

"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Magazina

"Mos ia përmend ish-in Eglit", Gjesti i drejtohet me nervozizëm Loredanës pasi ajo vazhdon t'ia përmend Olsin

Magazina
Kalo në kategori