Super kompjuteri parashikon Leeds Unitedin si fitues të Championship dhe rikthimin e tyre në Ligën Premier

Një Super Kompjuter ka parashikuar që Leeds United të fitojë Kampionatin duke u rikthyer në Ligën Premier për herë të parë që nga viti 2004.
Leeds dështoi të rikthehet në kampionatin elitar të Anglisë sezonin e kaluar. Ata përfunduan në vendin e tretë pavarësisht se ishin në krye të tabelës në Krishtlindje.
Skuadra e Marcelo Bielsa ka humbur në Play-Off ndaj Derby County duke dështuar rikthimin në Ligën Premier.
Por, një Super kompjuter tani ka mbështetur idenë se Leeds do të fitojë promovim në Ligën Premier sezonin e ri, pasi parashihet të përfundoj i pari.
West Bromwich Albion gjithashtu është parashikuar të kthehet në Ligën Premier, ndërsa Fulham, Cardiff City, Bristol City dhe Nottingham Forest parashikohet të gjitha në Play-Off.
Super Kompjuteri beson se Millwall, Reading dhe Barnsley do të bien nga kategoria e Championshipit.
Këtu është tabela e plotë e Super Kompjuterit përmes talkSPORT:1.Leeds United (Kampion dhe promovohet në Ligën Premier) 2.West Bromwich Albion (Promovohet në Ligën Premier) 3.Fulham (Play-Off) 4.Cardiff City (Play-Off) 5.Briston City (Play-Off) 6.Nottingham Forest (Play-Off) 7.Brentford 8.Middlesbrough 9.Derby County 10.Huddersfield 11.Swansea City 12.Stoke City 13.Hull City 14.Sheffield Wednesday 15.Blackburn Rovers 16.Queens Park Rangers 17.Wigan Athletic 18.Charlton Athletic 19.Preston 20.Birminghamit 21.Luton 22.Millwall (bie nga kategoria) 23.Reading (bie nga kategoria) 24.Barnsley (bie nga kategoria)
Sezoni i ri 2019/20 fillon të premten në mbrëmje ndërsa Luton Town e pret Middlesbrough. /Telegrafi/




















































