Mbrëmjen e kaluar super hëna e “Luleshtrydhes” dha një shfaqje spektakolare, fenomen ky i cili ishte nën “objektivin” e fotografëve anembanë botës.

Hëna e plotë është një fazë hënore e cila zakonisht ndodh çdo muaj, kur sateliti ynë natyral është në drejtim të kundërt të diellit, e Toka qëndron mes tyre.


Gjatë hënës së plotë, sipërfaqja e cila është në drejtim të tokës ndriçohet plotësisht duke krijuar pamje të një rrethi perfekt, përcjell Telegrafi.

Një emër i njohur për hënën e plotë të muajit qershor është “Hëna e Luleshtrydhes”, emër i cili ka origjinë nga populli indigjen i Amerikës.

Ky emër i referohet faktit se muaji qershor është koha tradicionale kur luleshtrydhet e egra në Amerikën Veriore janë gati për vjelje. /Telegrafi/

Lindja e henes ne Manhattan Lindja e super hënës në Manhattan

super hena mbi vullkanin mauna loa Super hëna mbi vullkanin Mauna Lao

Super hena ne Chennai Hëna e Luleshtrydhes mbi Tempullin Kapaleeswarar në Chennai

super hena ne Hagia Sophia Shfaqja e hënës pas minareve të Hagia Sohpia në Stamboll

Tempulli i Poseidonit ne Athine Hëna e Luleshtrydhes tek Tempulli i Posedionit në Athinë