LAJMI I FUNDIT:

“The Sun” shkruan për katër komandot shqiptarë që u arratisën në Angli

“The Sun” shkruan për katër komandot shqiptarë që u arratisën në Angli

Skandali i komandove shqiptarë që u zhdukën në Londër ka mbërritur edhe në mediat britanike, të cilat ngrenë alarmin se ata mund të jetë duke u fshehur nga autoritetet londineze.

“The Sun” shkruan se detajet e zhdukjes së komandove muajit të kaluar u mbajtën të fshehta, ndërsa policia dhe Ministria e Mbrojtjes nisën kërkimet intensive.


Sipas tabloidit britanik, Reni Ajazi, Ylber Kotri, Aleksander Shkulaku dhe Klevis Lamkaj, mund të jenë fshehur në mesin e komunitetin shqiptar në Angli.

Nëse kapen ata përballen me pesë vjet për braktisje të detyrës. Gazeta shkruan gjithashtu se 4 komandot që dezertuan kishin qënë edhe në Afganistan por se paguheshin me vetëm 220 euro në muaj, transmeton Syri.net.

Dritan Demiraj, ish-kreu i Forcave Speciale Shqiptare, shkroi në Facebook se e konsideronte sjelljen e tyre të papranueshme.

“Unë e di se ata nuk paguhen mirë dhe punojnë në rrethana të vështira por ajo që bënë ishte tërësisht e pajustifikueshme”, shprehet ai.

Ata ishin midis 11 shqiptarëve në stërvitjen e NATO-s në Mid-Uells, fluturimet dhe akomodimi i të cilëve, përfshirë një natë në Londër, u paguan nga Ministria e Mbrojtjes.

Në këtë stërvitje morën pjesë 139 skuadra nga e gjithë bota.

Një burim thotë për “The Sun” se ata duhej të ktheheshin në kazermë dhe të niseshin për në Shqipëri ditën tjetër”.

Gazeta shkruan gjithashtu se familjet e komandove të zhdukur janë marrë në pyetje dhe hetimi po vazhdon si në Britani ashtu edhe Shqipëri.

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori