Një person raportohet se ka humbur jetën, e disa tjerë janë plagosur në paradën tradicionale të mbajtur në parkun Highland në Illinois, ku sulmuesi i panjohur me sa duket ka shtënë nga kulmi i një ndërtese duke qëlluar kalimtarët e rastit, raportojnë mediat amerikane.

Sulmi ndodhi 10 minuta pasi filloi parada, ku edhe në video të ndryshme amatore mund të dëgjohen të shtënat dhe qytetarët e shumtë që vrapojnë në të gjitha anët për t’i shpëtuar më të keqes, transmeton Telegrafi.


Gazetari i Chicago Sunday Times, ka publikuar videon e disa personave të përgjakur, kurse sipas dëshmitarëve okularë – janë dëgjuar shumë të shtëna – e policia ka këshilluar të gjithë të shmangin këtë zonë për shkaqe sigurie.

Derisa po iknin për t’i shpëtuar plumbave, qytetarët lanë pas vetes, karrige, batanije si dhe karroca të fëmijë.

Zyrtarët e Highland parkut u kanë kërkuar banorëve të asaj zone që ta shmangun derisa policia të kryej punën e saj.

Deri më tani nuk raportohet se sulmuesi të jetë arrestuar. /Telegrafi/

https://twitter.com/LivitUpLeo/status/1543995153806917634?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1543995153806917634%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3966175%2Fnapadac-pucao-sa-krova-zgrade-ljudi-padali-po-ulici-jedan-mrtav-nekoliko-ranjeno-policija-juri-osumnjicenog