LAJMI I FUNDIT:

Sulmuesi donte t’i vinte zjarrin zyrave të Charlie Hebdo, por nuk e dinte se revista kishte ndryshuar lokacion

Sulmuesi donte t’i vinte zjarrin zyrave të Charlie Hebdo, por nuk e dinte se revista kishte ndryshuar lokacion

Një pakistanez i akuzuar për plagosjen e dy personave para ish-zyrave të Charlie Hebdo, më 25 shtator, planifikonte t’i vinte flakën zyrave të saj, tha një prokuror francez.

Sipas prokurorisë, ai nuk e dinte se revista kishte ndryshuar lokacion. Prokurori, Jean-Francois Ricard, tha në një konferencë për media se i dyshuari-në atë që qeveria franceze e ka quajtur një akt të “terrorizmit islamik” – mbante tre shishe me material të ndezshëm me të cilin ai donte t’i vinte flakën lokalit të revistës.


Ricard tha se burri, i cili e kishte identifikuar veten si Hassan A., një 18-vjeçar i lindur në qytetin pakistanez të Mandi Bahauddin, operonte nën një identitet të rremë.

Dymbëdhjetë njerëz u vranë më 2015 nga sulmuesit që bastisën zyrën e Charlie Hebdo për hakmarrje lidhur me botimin e karikaturave të Profetit Muhamed.

Pas sulmit, e përjavshmja zhvendosi selinë e saj në një vend të panjohur.

Ajo ribotoi disa nga karikaturat këtë muaj për të shënuar fillimin e gjyqit ndaj 14 personave të dyshuar për lidhje me vrasësit. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori