LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet me raketa ambasada amerikane në Bagdad

Sulmohet me raketa ambasada amerikane në Bagdad

Disa raketa kanë pasur për shënjestër ambasadën amerikane në kryeqytetin e Irakut, Bagdad.

Të paktën tre raketa synuan ndërtesën në Zonën e Gjelbër të fortifikuar në Bagdad.


Njëri prej tyre ra brenda perimetrit të Zonës së Gjelbër, por të tjerët ranë në lagjet e banimit, raporton dailymail.

Në një deklaratë ushtria konfirmoi se nuk kishte viktima dhe se hetimet po vazhdojnë. Raketat u nisën nga zona Salam e Bagdadit, shkruan më tutje.

Askush nuk mori përgjegjësinë për sulmin që shkaktoi dëme të vogla. Zona e Gjelbër strehon ambasada të huaja dhe është selia e qeverisë së Irakut.

Ambasada Amerikane ishte një shënjestër e shpeshtë e sulmeve me raketa gjatë administratës së presidentit, Donald Trump. Ritmi i sulmeve u dobësua disa javë para se Joe Biden të merrte detyrën dhe të rinisin së fundmi. /Telegrafi/