LAJMI I FUNDIT:

Sulmohen dy meshkuj dhe një femër në veri të Mitrovicës

Sulmohen dy meshkuj dhe një femër në veri të Mitrovicës

Tre qytetarë shqiptarë, në mesin e tyre një femër, V.D.(1984), A.K. (1982) dhe L. A. (1982), janë sulmuar fizikisht nga disa persona deri tash të panjohur, me ç’rast njëri prej tyre ka marrë lëndime të lehta trupore, ndërsa është trajtuar në spitalin e jugut të qytetit.

Burime të KosovaPressit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:15 në rrugën ‘Oslobogjenje’ afër urës kryesore të Ibrit në veri të Mitrovicës.

“Dy meshkuj dhe një femër, të gjithë shqiptarë, janë sulmuar mbrëmë nga shumë persona të cilët kanë hedhur edhe gurë, derisa po ecnin nga veriu në drejtim të urës kryesore, për të kaluar në jug të qytetit. Njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore, ndërsa dy të tjerët kanë arritur të ikin në pjesën jugore, përmes urës kryesore të Ibrit”, kanë thënë burimet.


I lënduari është dërguar me automjet të policisë për trajtim në shtëpinë e shëndetit në jug të Mitrovicës.

Mësohet se policia në veri të Mitrovicës po heton rastin dhe deri tani nuk ka të arrestuar.

Në trend Lajme

Më shumë
Rexhep Selimi mbushi 54 vjet, bashkëshortja e tij e viziton bashkë me Dejona Mihalin

Rexhep Selimi mbushi 54 vjet, bashkëshortja e tij e viziton bashkë me Dejona Mihalin

Lajme
“A do ta respektoni ligjin që e keni hartuar vetë”, “Mos i ngatërro gjërat, shpallja e rezultateve dhe certifikimi janë procese të ndara” përplasje mes Bajramit dhe Haxhiut

“A do ta respektoni ligjin që e keni hartuar vetë”, “Mos i ngatërro gjërat, shpallja e rezultateve dhe certifikimi janë procese të ndara” përplasje mes Bajramit dhe Haxhiut

Lajme
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Një gruaje në Banjskë të Zveçanit i gjendet armatim - pushkë, fishekë, çantë ushtrie

Një gruaje në Banjskë të Zveçanit i gjendet armatim - pushkë, fishekë, çantë ushtrie

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori