LAJMI I FUNDIT:

Sulmi i përgjakshëm në një kolegj në Krime, 18-vjeçari vret 15 studentë dhe 5 profesorë (Video)

Sulmi i përgjakshëm në një kolegj në Krime, 18-vjeçari vret 15 studentë dhe 5 profesorë (Video)

Numri i viktimave në sulmin e përgjakshëm në një kolegj në Kerç të Krimesë së aneksuar nga rusët është rritur në 20, ka njoftuar ministrja ruse e shëndetësisë, Veronika Skovrcova.

“Kanë humbur jetën 20 persona, në mesin e të cilëve janë 15 studentë dhe 5 punonjës të kolegjit. Nga 15 studentët e vrarë, 11 prej tyre ishin adoleshentë”, ka shtuar Skvorcova, transmeton Telegrafi.

Autoritetet lokale kanë njoftuar se 44 persona janë hospitalizuar të cilët kanë “marrë lëndime të shkallës së ndryshme”.


Siç raporton Reuters, autori i sulmit është identifikuar, bëhet fjalë për studentin Vladislav Roslyakov, 18-vjeç, i cili ishte futur brenda dhe kishte filluar të shtie mbi studentët.

Autoritetet e sigurisë kanë njoftuar se sulmin janë duke e cilësuar si vrasje masive, e jo si sulm terrorist siç ishte dyshuar në fillim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori