LAJMI I FUNDIT:

Sulmi në Barcelonë, kërkim ndërkombëtar për shoferin e furgonit (Video)

Sulmi në Barcelonë, kërkim ndërkombëtar për shoferin e furgonit (Video)

Policia spanjolle e konfirmoi zyrtarisht, atë që raportet në shtypin vendas e artikulonin prej ditësh: drejtuesi i furgonit të përplasur mbi njerëzit e pafajshëm në Barcelonë javën e shkuar është 22-vjeçari Younes Abouyaaqoub, kërkimet për të cilin janë shtrirë tani në mbarë Evropën.

Autoritetet spanjolle e lanë të kuptohet që një ditë më parë se, Abouyaaqoub mund të ketë kaluar kufirin me Francën. Pamjet e reja të përftuara nga regjistrimet e kamerave të sigurisë në ditën e sulmit tregojnë se i riu është larguar nga vendngjarja në këmbë.

Gazeta “El Pais” botoi 3 foto, ku 22-vjeçari shihet duke ecur me syze dielli përmes tregut “La Boqueria”, ndërsa kalon mes njerëzve që largohen në panik nga “Las Ramblas”.


Policia po heton mundësinë që, gati 90 minuta më vonë, i dyshuari të ketë qëlluar me thikë e vrarë një spanjoll për t’i grabitur makinën. 34-vjeçari Pau Pérez bëhet kështu viktima e 15 e konfirmuar e sulmeve terroriste në Spanjë, transmeton tch. 13 persona u vranë kur furgoni i drejtuar nga marokeni Abouyaaqoub u lëshua mbi turmën e njerëzve në “Las Ramblas” dhe një grua vdiq gjatë sulmit të dytë disa orë më vonë në qytetin e Cambrilsit.

Nga 12 personat e dyshuar për organizimin e akteve të terrorit, Abouyaaqoub është i vetmi që mbetet në arrati. Përveç 5 pjesëtarëve të celulës, të ekzekutuar nga forcat e rendit në Cambrils, 4 të tjerë janë në pranga dhe mbetjet e dy personave të vdekur nga shpërthimi në një vilë të Alcanarit të mërkurën, pritet të identifikohen sa më shpejt që të jetë e mundur.

Në trend Botë

Më shumë
CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

Botë
Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Botë

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

Botë
Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Botë
Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Botë
Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Botë
Kalo në kategori