Edith Harxhi
Është një dramë e madhe ajo që ka ndodhur dje në Stamboll. Sulmi kamikaz me dhjetëra viktima dhe qindra të plagosur ka shkaktuar tërmet të fortë në shtyllat e Sigurisë së Turqisë.
Kur sulmohet aeroporti kryesor i vendit dhe pika lidhëse që lidh kontinentet Amerikë dhe Evropë me Lindjen e Mesme dhe Azinë, do të thotë se është sulmuar Evropa në radhë të parë. Është sulmuar siguria në mënyrë të drejtpërdrejtë, janë sulmuar qytetarët e gjithë botës.
Sulmi i mbrëmshëm në aeroportin më të madh të Stambollit vjen në një moment të rëndësishëm për Turqinë dhe ekonominë e saj.
Së pari, sulmi vjen katër ditë para Bajramit (turqit e nisin të premten këtë festë) dhe po vihen në shënjestër të gjithë ata shtetas turq që gjatë kësaj feste do të udhëtonin në destinacionet turistike të Turqisë.
Së dyti është sulm kamikaz para sezonit veror, i cili i ka dhënë një goditje shumë të fortë ekonomisë turke.
Së treti, ky sulm vjen disa ditë pas një letre mjaft të përfolur që Presidenti Erdogan i ka nisur presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, ku i ka kërkuar që të rivendoset paqja mes Turqisë dhe Rusisë pas rënies së avionit rus në tokën turke para disa muajsh.
Së katërti, vjen disa ditë pas rivendosjes së paqes mes Turqisë dhe Izraelit me nënshkrimin e një marrëveshje mes dy vendeve që rikthente aleancën e vjetër që nga koha e Sulltanit, aleancën turko- hebreje. Kjo është një aleancë shumë e fortë gjeostrategjike.
Duke qenë se sulmi është marrë përsipër nga ISIS-i do të thotë që është synuar të preken të gjitha këto pika.
Është synuar të tronditet Turqia dhe Evropa pas bombës në aeroportin e Brukselit. Është një akt tragjik, është një akt shumë i rëndë dhe e vendos Turqinë fatkeqësisht në një pozicion të rëndësishëm sulmi. Prej më shumë se një viti sulmi po vazhdon përqendrohet në dy kryeqytete, në Bruksel dhe Stamboll.
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Babai i Naim Murselit mohon që djali i tij të jetë biseksual

Monika Salihu: Mbrëmjen që jam eliminuar, nuk erdhi askush nga familjarët të më merrte

"Ky është qëllimi im personal" - Ylli i harruar nga Real Madridi i dërgon një mesazh të fuqishëm klubit spanjoll

Gjykata e BE-së vendos se simbolet fetare mund të ndalohen, si do të funksionojë?

A ka rrezik që Mali i Zi të kthehet kundër Kosovës? - flet zëvendëskryeministri Gjeloshaj

Serbi tentoi ta luante të zgjuarin te Dortmundi duke fyer Terziqin, klubi gjerman ia tregon derën

Hapësirë e përshtatshme për zyre në qendër të Pejës ID-251

Lokal me qera në lagjen Bregu i Diellit – zgjidhja e përshtatshme për biznesin tuaj ID-250

Zgjidhni lokalin e përshtatshëm për biznesin tuaj – 10 lokale me qera në lagjen Arbëria ID-249

Shpallni pronën tuaj – shisni ose jepni me qira pronat tuaja nëpërmjet Telegrafi Real Estate

Shitet objekti afarist – mundësi e rrallë për biznesin tuaj me vendndodhjen perfekte në lagjen Kalabria ID-248

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Babai i Naim Murselit mohon që djali i tij të jetë biseksual

Serbi tentoi ta luante të zgjuarin te Dortmundi duke fyer Terziqin, klubi gjerman ia tregon derën

Monika Salihu: Mbrëmjen që jam eliminuar, nuk erdhi askush nga familjarët të më merrte

Gjykata e BE-së vendos se simbolet fetare mund të ndalohen, si do të funksionojë?

Dyshohet se 40 shqiptarë në Ballkan kryejnë vrasje me porosi

Avokati Berisha: Në darkën e fundit të Liridonës ishte edhe vrasësi i saj