LAJMI I FUNDIT:

“Sulmi më i keq në 27 vjet”: Autoritetet në Indi në alarm, karkalecat po ua shkatërrojnë të lashtat

“Sulmi më i keq në 27 vjet”: Autoritetet në Indi në alarm, karkalecat po ua shkatërrojnë të lashtat

Tufa të mëdha karkalecash po shkatërrojnë të lashtat në të gjithë Indinë perëndimore dhe qendrore, duke bërë që autoritetet të rritin përgjigjen e tyre ndaj “mortajës më të keqe” të vendit në gati tre dekada.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, drone, traktorë dhe makina të tjera janë dërguar për të gjetur dëmtuesit dhe për të bërë spërkatjen e tyre me pesticide.


Siç bëhet e ditur, karkalecat kanë shkatërruar tashmë afro 50,000 hektarë tokë bujqësore.

“Tetë deri në 10 tufa, secila rreth një kilometër katror janë aktive në pjesë të Rajasthan dhe Madhya Pradesh [shtete]”, kanë thënë autoritetet.

Dhe siç thuhet më tej, India nuk ka parë një “vërshim” karkalecash në këtë shkallë që nga viti 1993, tha qendra e paralajmërimit.

Si pasojë, insektet kanë shkaktuar dëme të mëdha në të korrat sezonale në të dy shtetet, duke shkatërruar shumë fermerë që tashmë po luftojnë edhe me ndikimin e një bllokimi të rreptë të coronavirusit.

Ata gjithashtu shkatërruan të korrat në zemrat bujqësore të Pakistanit fqinj në prill, përpara se të hynin në Rajasthan.

Por tufa më të vogla të tyre janë gjithashtu aktive në një pjesë të vogël të shteteve në Indi.

Një tufë prej 40 milionë karkalecash mund të hanë po aq ushqim sa 35,000 njerëz, sipas Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë së Kombeve të Bashkuara. /Telegrafi/