LAJMI I FUNDIT:

Sulmet ruse mbytën 19 civilë në Siri, shumë të tjerë po kërkohen nën gërmadha

Sulmet ruse mbytën 19 civilë në Siri, shumë të tjerë po kërkohen nën gërmadha

Njësitet për shpëtim po kërkojnë për të mbijetuar nën gërmadha, pas sulmeve ruse në Siri, që lanë të vdekur 19 civilë, prej të cilëve tetë fëmijë.

Ky sulm ajror që u zhvillua gjatë orëve të hershme, u zhvillua në regjionin Idlib, që është një nga bastionet kryesore opozitare, transmeton Telegrafi.


Observatori sirian për të drejtat e njeriut, ka bërë të ditur, se janë kryer sulme në disa pjesë të zonës, që kanë rrënuar shumë objekte banimi, brenda së cilave ende ka njerëz.

Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore, nuk dihet dhe po bëhen përpjekje që të nxirren sa më shpejtë.

Bazuar në formën e sulmin dhe shenjave që kanë lënë shpërthimet, është thënë se ky sulm është bërë në bashkëpunim me forcat e liderit Bashar al-Assad.

Regjioni Idlib, që është shtëpi e rreth tre milionë banorëve, nuk është nën regjimin sirian, duke bërë që të jetë shënjestër e sulmeve të shpeshta, për ta vënë nën kontroll. /Telegrafi/