Dy kamikazë vriten gjatë sulmit mbi një stacion policor në Rusi (Foto/Video)

(E plotësuar) Dy kamikazë kanë tentuar sot të sulmojnë një stacion policor në rajonin rus të Stavropol, kanë raportuar autoritetet policore.
Siç përcjellin mediat e huaja, transmeton Telegrafi, asnjë nga zyrtarët policorë nuk është lënduar.
Po sipas medieve, ende nuk është e qartë se sa kamikaz ishin të përfshirë në incident – flitet për dy deri në katër të tillë.
Megjithatë, pavarësisht prej kësaj, raportohet se dy nga sulmuesit janë vrarë.
“Njëri prej tyre është vrarë gjatë tentimit të kalimit të pikës së kontrollit, ndërkaq tjetri ka mundur të aktivizojë eksplozivin”, kanë thënë autoritetet lokale policore. /Telegrafi/
------------------------------
Sulme vetëvrasëse në Rusi, sulmohet një stacion policor (Foto/Video)
Tre kamikazë kanë realizuar një sulm vetëvrasës në rajonin Stavropol të Rusisë në veri të Kaukazit.
Siç raportojnë mediat e huaja, një stacion i policisë mendohet të ketë qenë në mesin e objektivave.
Deri më tani nuk ka ndonjë informacion tjetër. /Telegrafi/





















































