Të paktën dy persona janë vrarë në një shkollë në veri të Sllovakisë, kur një nxënës sulmoi të tjerët me thikë.

Zëdhënësja e ekipit emergjent sllobak, Danka Capakova tha për Reuters, se ekipe të shumta janë dërguar me urgjencë në shkollën e mesme në Spiska Stara Ves.


“Të paktën dy persona janë të vdekur dhe një tjetër i lënduar”, shtoi ajo, transmeton Telegrafi.

Në një postim në Facebook, policia sllovake njoftoi se një nxënës 18-vjeç ka sulmuar arsimtaren dhe dy nxënës të klasës.

Ata shtuan se i dyshuari është arrestuar, kurse deri më tani nuk dihet numri i saktë i të lënduarve. /Telegrafi/