Një person i armatosur është vrarë nga policia një orë pas njoftimit për të shtëna në një kinema.

Personi në fjalë, i cili përveç armës së zjarrit kishte me vete edhe një hanxhar me të cilin ka plagosur një person, u vra pas shkëmbimit të zjarrit me një skuadër SWAT.


Muajin e kaluar, një gjuajtës vrau dy persona dhe lëndoi 8 të tjerë gjatë një sulmi në një kinema në Los Angeles, ndërsa në vitin 2012 si pasojë e një sulmi të ngjashëm ishin vrarë 12 persona dhe ishin lënduar 70 të tjerë.