LAJMI I FUNDIT:

Sullivan: Me kundërofensivë, Ukraina do të rimarrë territor të rëndësishëm strategjik

Sullivan: Me kundërofensivë, Ukraina do të rimarrë territor të rëndësishëm strategjik

Shtetet e Bashkuara besojnë se kundërofensiva e shumëpritur e Ukrainës do të rezultojë në marrjen e “territorit të rëndësishëm strategjik” nga Kievi.

Kështu deklaroi për CNN, Jake Sullivan, këshilltari i sigurisë kombëtare i presidentit amerikan, Joe Biden.

“Saktësisht sa, në cilat vende, do të varet nga zhvillimet në terren ndërsa ukrainasit do të fillojnë këtë kundërofensivë”, tha ai.


“Por ne besojmë se ukrainasit do të kenë sukses në këtë kundërofensivë”, pohoi Sullivan.

Kur do të fillojë kundërofensiva ukrainase ndaj rusëve?
Lexo po ashtu Kur do të fillojë kundërofensiva ukrainase ndaj rusëve?

I pyetur nëse kjo do të thoshte se ai priste një formë negociatash deri në fund të këtij viti, këshilltari nuk do të jepte asnjë lloj afati, por tha se zhvillimet në fushën e betejës do të kenë një “ndikim të madh” në çdo negociatë të ardhshme.

“Por, ajo që do të them është kjo: vetë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se kjo luftë do të përfundojë përmes diplomacisë”, tha Sullivan.

Ndryshe, Zelensky ka paraqitur muaj më parë një plan të paqes mes ukrainasve dhe rusëve, ku këta të fundit e kanë refuzuar një gjë të tillë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Botë
Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

Botë

"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

Botë
Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Evropa
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Kalo në kategori