LAJMI I FUNDIT:

‘Sulforaphane’ si një trajtim për COVID-19

‘Sulforaphane’ si një trajtim për COVID-19

Hulumtimet e fundit sugjerojnë që një përbërës i quajtur ‘sulforaphane’ mund të ketë një përfitim profilaktik dhe kurativ kundër coronavirusit.

‘Sulforaphane’ gjendet në perime si brokoli dhe lakra Kale. Te gjitarët aktivizon rrugën anti-informator Nrf2, është një agjent i fuqishëm anti-bakterial dhe ka veti anti-kancerogjene.


Karakteristikat antivirale

Studimet kanë treguar që ‘sulforaphane’ zvogëlon ngarkesën virale në hundë, rrit prodhimin e qelizave NK, shfaq aktivitetin antiviral kundër virusit të influencës H1N1, dhe mund të shtypë përsëritjen e virusit të hepatitit C dhe të pengojë infeksionin HIV të makrofagëve përmes Nrf2.

Mbrojtje për mushkëritë

‘Sulforaphane’ ka një efekt mbrojtës në mushkëri. Në një studim 12 javor në Qidong, Kinë, konsumi i ‘sulforaphane’ u shoqërua me rritje të menjëhershme dhe të qëndrueshme të sekretimit urinar të ndotësve të ajrit, benzenit 61 për qind dhe akroleinës 23 për qind.

Kanceri, diabeti

Një bollëk studimesh kanë sugjeruar që ‘sulforaphane’ ka një efekt lehtësues në kancer, diabet dhe çrregullime neurologjike, të gjitha janë faktorë rreziku të vdekjeve të COVID-19.  /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori