LAJMI I FUNDIT:

Suharekë, vdes drejtuesi i traktorit pasi goditet nga rimorkio

Suharekë, vdes drejtuesi i traktorit pasi goditet nga rimorkio

Një person ka humbur jetën në Suharekë, pasi është goditur nga rimorkio e traktorit që po drejtonte.

Policia ka njoftuar se viktima, derisa ishte duke drejtuar traktorin, ka humbur kontrollin dhe pasi ka kërcyer nga traktori, është goditur nga rimorkio.

Si pasojë i njëjti pëson lëndime të rënda trupore, ku me pas vdesë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim