LAJMI I FUNDIT:

Sugareski: Vitin e ardhshëm dy tenderë për rrugët Gostivar-Kërçovë dhe Veles-Sveti Nikollë

Sugareski: Vitin e ardhshëm dy tenderë për rrugët Gostivar-Kërçovë dhe Veles-Sveti Nikollë

Goran Sugareski, Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, duke komentuar buxhetin e vitit 2020, sot tha se është zhvilluar dhe shpallur tender për vitin e ardhshëm për autostradat Veles-Sveti Nikollë dhe Gostivar-Kërçovë.

Shuma më e madhe e parave që do të investohen nga sektori i ndërtimit do të shpenzohen në hekurudhat, 2.652 miliardë denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“577 milion denarë do të shpenzohen në pjesën Benjakovc-Kriva Pallankë dhe Kriva Pallankë-Deve Bair”, tha Sugareski.

Ministri njoftoi edhe 430 milion denarë si subvencione për transportin hekurudhorë të udhëtarëve dhe azhurnimin e plotë të tubacioneve të gazit kombëtar në vitin 2020.

Ai tha se 446 milion denarë të dhëna nga Banka Evropiane do të ndahen për ujë dhe kanalizime, 100 milion prej të cilave për zonën industriale Vizbeg.

“200 milion denarë do të shpenzohen për digën Otinja në Shtip, 189 milion denarë për banesa sociale dhe 104 milion denarë për subvencionimin e linjave të reja me aeroplanë”, tha Sugarevski.

Ai shtoi se do të investohet edhe në infrastrukturën në vendkalimet kufitare, si dhe projekte tjera./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori